Lëndimi që pësoi Mandzukic pas ndërhyrjes nga Vecino

E publikuar: 29/04/2018 03:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi fitoi me rezultat 2-3 ndaj Interit në Serie A.

Por, si gjithmonë Derbi i Italisë vazhdon të komentohet për gabimet e mundshme në referim.

Këtë herë është përjashtimi i Matias Vecinos me karton të kuq në minutën e 15-të të derbit.

Këmba e kroatit në momentet e para të lëndimit (Foto: Premiumsporthd.it)

Mesfushori uruguaian bëri një ndërhyrje të rrezikshme në Mario Mandzukic dhe pasi gjyqtari kryesor u konsultua me VAR e përjashtoi lojtarin e Interit.

E gjitha kjo ka shkaktuar debat të madh, tifozët e skuadrës vendase mendojnë se gjyqtari Daniele Orsato u nxitua paksa me kartonin e kuq, pasi kartoni i verdh do të ishte i mjaftueshëm.

Sulmuesi i Juves mori mjekimin e duhur në fund të pjesës së parë (Foto: Premiumsporthd.it)

Por, normalisht kështu nuk mendojë tifozët e Zonjës së Vjetër.

Mendimi i tyre vetëm sa ka marrë një bazë më të madhe pas fotografive të publikuara ku shikohet këmba e lënduar e Mandzukic.

Plaga e Mandzukic para se të mjekohej (Foto: Premiumsporthd.it)

Se a ishte apo jo ndërhyrja për karton të kuq, iu mbetet juve ta vlerësoni dhe diskutoni në hapësirën për komente. /Telegrafi/