Lekaj: Me bllokadë LAA dhe VV po “blejnë” kohë për zgjedhjet lokale

E publikuar: 06/08/2017 17:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se deklaratat e koalicionit LAA dhe Lëvizjes Vetëvendosje se PAN po e bllokon krijimin e institucioneve nuk janë të vërteta, dhe sipas tij, janë pikërisht këto dy subjekte politike që po e bllokojnë krijimin e qeverisë përmes veprimeve të tyre, përmes të cilave ai pohon se ata dëshirojnë “blerjen” e kohës për zgjedhjet lokale.

Ai në një postim në Facebook tha se këto dy subjekte po ashtu duan që të përfitojnë sa më shumë kohë edhe në opinion, sidomos në atë elektoral.

Postimin e tij të plotë mund ta lexoni më poshtë:

Të jemi të sinqertë me opinionin!

Shtetet demokratike janë thuajse qdo herë në zgjedhje, e në rotacione politike, njëjtë edhe Kosova. Duke qenë kështu, tani pas zgjedhjeve nacionale të cilët janë mbajtur më 11 qershor, Presidenti i vendit në konsultim me subjektet politike ka caktuar datën e zgjedhjeve lokale, më 22 tetor të këtij vitit.

Sot dy subjektet politike, duke dashur të përfitojnë sa më shumë kohë, e rrjedhimisht në opinon (sidmos në atë elektoral), janë duke bllokuar pa të drejtë konstituimin e
Kuvendit të Republikës së Kosovës, e synimi i vërtetë i tyre është bllokimi i krijimit të qeverisë së re.

Nga kjo bllokadë, njëra palë pretendon se duke mos qenë Kryeministër, Ramush Haradinaj, ata nuk demaskohen që të dalin në shesh se kush janë në të vërtetë, ndërsa të dytët përfitojnë vazhdimin e të qenurit në qeveri.

Deklaratat e tyre se koalicioni PAN bllokon krijimin e institucioneve nuk janë të vërteta. Janë vetë dy palë që e bllokojnë krijimin e qeverisë përmes veprimeve të tyre, këto veprime janë në dëm të vendit dhe përmes këtyre veprimeve ata dëshirojnë “blerjen” e kohës për zgjedhjet lokale.

Sepse të dy këto palë, të z.Haradinaj shohin atë që “duan” të bëhen, ndërsa të vetvetja shohin atë që kanë qenë, janë e do të jenë çdo herë në të vërtetë, prandaj kjo i frikëson për të ardhmen e vet politike.

Disa nga këta njerëz, asnjëherë nuk kanë dashtur të dijnë çka është mirë për Kosovën.
Gjithnjë kanë gjetur një alibi për të mos e mbështetur atë, në ecjen përpara.