Lekaj: Kosova flenë në thëngjill, duhet të jetë eksportues i energjisë

E publikuar: 30/03/2023 19:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë sot ka aprovuar planin për rritjen e tarifave të çmimit të rrymës për 15 për qind, nga muaji prill.

E në lidhje me këtë, në “Info Magazine” në Klan Kosova, ka folur deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, i cili tha se Kosova ka mbetur me kapacitete minimale.

Ai tha se Kosova duhet të jetë eksportues i energjisë, pasi siç u shpreh ai, “flejmë në thëngjill”.

“Sot ka mbetur në me kapacitete shumë minimale Kosovë, në vend që të jetë eksportues i energjisë, ju e dini që flejmë në thëngjill, ju e dini se rezerva ka edhe për 50 vite thëngjill. Nuk ka pasur investime në të kaluarën, sepse po ky kryeministër i ka kundërshtuar fuqishëm dhe tani qe dy vite e gjysmë ma thoni cilat janë rritjet e kapaciteteve për prodhimin e energjisë”, tha ai.

Tutje, Lekaj u shpreh se duhet të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet që të investohet në sektorin e energjisë, përcjell Klankosova.tv.

“Ajo që ne si Aleancë i themi, që t’i shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet, resurset tona potenciale dhe që të investojmë në këtë sektor, që mos të jemi të varur për import, por ne të jemi ekspotues më të mëdhenjë”, u shpreh ai.