Lekaj: Korrupsionin s’mund ta luftojnë gjyqtarët dhe prokurorët që nuk janë autonom në punën e tyre

E publikuar: 07/12/2016 16:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, gjatë mbledhjes Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka thënë se korrupsioni nuk mund të luftohet nga prokurorët dhe gjyqtarët të cilët janë të pavarur në punën e tyre.

Lekaj tha se korrupsioni nuk mund të luftohet deri sa ka ndërhyrje në institucionet e drejtësisë.

“Kosova është duke u ballafaquar me nivelin me të lartë të korrupsionit, dhe unë pyes se a kemi gjyqtar dhe prokuror autonom. Gjithkund qytetarët duhet të jenë autonom. Po ashtu e them se qytetari jonë duhet te jetë autonom për ta paraqitur korrupsionin. Ajo që duhet të themi edhe qytetari shpesh ballafaqohen në padrejtësi, sepse mund të ketë një perceptim se një zyrtar që është i korruptuar. Çka nëse burgoset një zyrtar më dëshmi të rrejshme, dhe në këtë drejtim mendoj se nuk korrupsioni nuk mund të luftohet me tryeza dhe vetëm për një javë. Korrupsioni duhet të luftohet në mënyrë sistemike dhe duhet të luftohet nga gjyqtarët dhe prokuroret autonom në punën e tyre”, ka thënë Lekaj. /Zëri.info/