LDK thotë se ka kallëzim Penal ndaj Martin Berishajt, kërkon shkarkimin e tij dhe sqarime nga Osmani, Kurti e Gërvalla

E publikuar: 17/08/2022 12:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Forumit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci me arsyetimin se “Agjensioni Anti-Korrupsion sot ka dorëzuar përfundimisht kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj; mbi faktet shokuese të bëra publike muaj me parë.

”“Hapja e hetimeve, por edhe përfshirja e një ambasadori të Kosovës në skandale ndërkombëtare financiare, dëmtojnë rënd imazhin e vendit tonë, rrjedhimisht e bëjnë të pamundur përfaqësimin e shtetit”, ka shkruar ajo në Facebook, të mërkurën.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë refuzuar të ndërmarrin veprime ndaj Martin Berishaj “pa u verifikuar skandali”.

Lushaku -Sadriu kërkon sqarime nga ta.“Prandaj, deri në përfundimin e rastit në fjalë, kërkojmë shkarkimin e Abasadorit Martin Berishaj; siç dhe kërkojmë sqarimin e secilit zyrtar publik, që në fillet e shpërthimit të këtij skandali, kishin garantuar dhe marrë në mbrojtje ambasadorin në fjalë.

Për më tepër, Presidentja e Kryeministri i kanë dalë në mbrojtje atij duke i cilësuar akuzat e tij si “raportime të paverifikueshme të mediave”.Shtypi slloven kishte nxjerr në pah “skandalin e Berishajt” i cili dyshohet për përfshirje në aferë financiare.Përkundër kësaj, Berishaj e ka vazhduar aktivitetin e tij normalisht, duke e refuzuar kërkesën për dorëheqje./EO