LDK: Qeveria po pasuron vetveten duke varfëruar qytetarët, propozojmë heqjen e akcizës së naftës

09.06.2022 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
LDK: Qeveria po pasuron vetveten duke varfëruar qytetarët, propozojmë heqjen e akcizës së naftës

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka shprehur shqetësimet për rritjen enorme të çmimeve të naftës. LDK-ja paralajmëroi se do të thërrasë debat parlamentar për këtë çështje, ku do të propozojnë heqjen e akcizës së naftës dhe uljen e TVSH-së në produkte esenciale, raporton Ekonomia Online.

Përmes një konference për medie të enjten, zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se krahas ngritjes së çmimeve në treg, Qeveria po e luan rolin e spektatorit dhe nuk po ndërmerr masa në të mirë të qytetarëve. Ajo ka thënë se 95 ditë më parë kjo parti i propozoi Qeverisë reduktimin e TVSH-së dhe akcizën e naftës, por thotë se u injoruan.“Jemi vendi më i varfër, me çmimet e naftës më të larta e dhjetëra produkteve bazike.

Qeveria po e luan rolin e spektatorit, duek vëzhguar nga larg se si qytetarët po ballafaqohen e papërballueshmerisë së çmimeve. LDK-ja më 7 mars, 95 ditë më parë, propozoi reduktimin e TVSH-së dhe akcizës së naftës. U injoruam nga Qeveria, me arsyetimin se kjo krizë është në të gjithë Evropën. Por Qeveria jonë është e vetmja që nuk ka marrë asnjë masë për të stabilizuar çmimin”, ka thënë Halimi.

Besian Mustafa, deputet i LDK-së ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti lidhur me mosreagimin ndaj rritjes së çmimeve në produkte bazike dhe atyre të derivateve. Sipas Mustafës, Qeveria po pasuron vetveten në kurriz të qytetarëve.“Tanimë janë bërë disa muaj që qytetarët po përballen me rritje enorme të çmimeve. U kemi dhënë propozime konkrete për energjinë të cilat nuk u përfillen dhe krijuan kaos e katrahurë.

Kemi kërkuar uljen e akcizës në derivate, ndërsa Qeveria nuk pati guxim të ndërmerrte asnjë veprim. Qeveria nga çmimet e larta po vjelë tatime. Nëse për një periudhë të caktuar do të largoheshin TVSH-ja dhe akciza, nafta do të ishte 1.20 euro litri. Kjo qeveri po i merr 60 centë për çdo litër naftë. Teksa çmimet po rriten vazhdimisht, qeveria në bishtë të aeroplanit, nga salla në sallë duke ligjëruar mbi internacionalen socialiste. Qeveria po pasuron vetveten, duke varfëruar qytetarët”, ka thënë Mustafa.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


​Osmani takohet me një grup të grave të komunitetit egjiptian

​Osmani takohet me një grup të grave të komunitetit egjiptian

Berisha: Ballkani i Hapur asgjëson Kosovën

Berisha: Ballkani i Hapur asgjëson Kosovën

Prokuroria nis hetimet për pajisjen me pasaportë diplomatike të Valdrin Sahitit

Prokuroria nis hetimet për pajisjen me pasaportë diplomatike të Valdrin Sahitit

Borrell uron Kurtin dhe Vuçiqin për nënshkrimin e marrëveshjes për energji: Ky është një hap i rëndësishëm

Borrell uron Kurtin dhe Vuçiqin për nënshkrimin e marrëveshjes për energji: Ky është një hap i rëndësishëm

Kurti takohet me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë

Kurti takohet me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë

“Paguar më 1999”, veterani Qeriqi befasohet nga klinika ku u kontrollua e bëri analiza

“Paguar më 1999”, veterani Qeriqi befasohet nga klinika ku u kontrollua e bëri analiza

Gjermania reagon pas marrëveshjes për energjinë: Mbështesim plotësisht hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve

Gjermania reagon pas marrëveshjes për energjinë: Mbështesim plotësisht hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve

Marrëveshja me Serbinë për rrymën, Anton Berisha ka një pyetje për Besnik Bislimin

Marrëveshja me Serbinë për rrymën, Anton Berisha ka një pyetje për Besnik Bislimin

Kurti pret në takim aktivistët e shoqërisë civile të Serbisë

Kurti pret në takim aktivistët e shoqërisë civile të Serbisë

Shikoni se çka përmban udhërrëfyesi i miratuar sot në Bruksel

Shikoni se çka përmban udhërrëfyesi i miratuar sot në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Vuçiqi e konsulton me Ramën dhe Kovaçevskin pjesëmarrjen

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Vuçiqi e konsulton me Ramën dhe Kovaçevskin pjesëmarrjen

Zgjatet deri në fund të qershorit afati për aplikim në konkursin për rekrutimin e kadetëve të FSK-së

Zgjatet deri në fund të qershorit afati për aplikim në konkursin për rekrutimin e kadetëve të FSK-së

Udhërrëfyesi i energjisë, Bundestagu gjerman uron Kosovën, Serbinë dhe BE-në

Udhërrëfyesi i energjisë, Bundestagu gjerman uron Kosovën, Serbinë dhe BE-në

Reagon Kurti: Marrëveshja për energjinë rezultat i punës sonë, rryma në Veri do të faturohet

Reagon Kurti: Marrëveshja për energjinë rezultat i punës sonë, rryma në Veri do të faturohet

Konjufca flet për takimin me Thaçin e Veselin në Hagë: Mirë janë, kanë këto shqetësime

Konjufca flet për takimin me Thaçin e Veselin në Hagë: Mirë janë, kanë këto shqetësime

Nuk shkarkohet bordi i ZRrE-së, Pal Lekaj: Oh Zoti ju vraftë

Nuk shkarkohet bordi i ZRrE-së, Pal Lekaj: Oh Zoti ju vraftë