LDK për rritjen e deficitit tregtar: Ky pushtet është i paaftë, Kosovës po i kushton shtrenjtë

E publikuar: 11/04/2023 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se kjo Qeveri ka ardhur në pushtet me premtimin për rritje të prodhimit vendor dhe zvogëlim të varësisë nga importi, duke shtuar se kjo qeveri “ka rritur deficitin tregtar”.

“5 miliardë euro është vlera e deficitit tregtar, rekord për periudhën e pasluftës. Rritje rekorde e importeve përfshirë rritje të importit të grurit, miellit, qumështit dhe energjisë elektrike.”

“Asnjë reformë fiskale, që do të nxiste rritjen e prodhimit vendor. Asnjë investim i huaj në prodhim. Ky pushtet është i paaftë! Kosovës po i kushton shtrenjtë!”, ka shkruar LDK.