LDK: KQZ-ja duhet që pa asnjë përjashtim të zbatojë vendimet e Kushtetueses

E publikuar: 22/01/2021 18:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka kërkuar nga Komisioni Qendron i Zgjedhjeve (KQZ), që të zbatohen të gjitha vendimet e institucioneve të drejtësisë për certifikimin e kandidatëve dhe subjekteve politike për zgjedhje.

Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Ardita Dushi, përmes një konference për media ka thënë që janë të papranueshme sulmet që i janë bërë kryetares së KQZ-së, Valedete Dakës.

“Vendimet e institucioneve të drejtësisë duhet të zbatohen në tërësi dhe pa asnjë përjashtim. LDK- gjithashtu e dënon ashpër fushatën linçuese kundër kryetares së KQZ-së, Valdete Daka. Ne kërkojmë nga partitë tjera politike në garë për zgjedhje ta zbatojnë vendimin e Kushtetueses dhe institucioneve tjera për pastërtinë e listave zgjedhore për ata që e kanë shkelë ligjin. Kërkojmë nga institucionet e drejtësisë të hetojnë dhe dënojnë ata që po sulmojnë kryesuesen e KQZ-së”.

“Kërkojmë nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë që të dënojnë përpjekjejet e partive për shantazhin e institucioneve të pavarura”, tha ajo.