LDK kërcënon me bojkotim të seancave, kërkon të shpërbëhet Kuvendi

E publikuar: 13/03/2018 11:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërcënuar me bojkot të Parlamentit të Republikës në rast se përsëritet e njëjta praktik siç ndodhi gjatë seancës së sotme me dështim të votimit lidhur me rekomandimet e opozitës për vendimin e qeverisë për rritjen e pagave.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti theksoi se praktika të tilla dëmtojnë rënd Kuvendin.

“Duhet të votojmë sot për shpërbërje të Kuvendit. Nesër është një listë e gjatë e votimeve, nëse vazhdojmë me këtë praktikë ne nuk do të marrim në seanca tjera”, u shpreh ai.

Ndryshe, me 45 vota për dhe 1 apstenim kundër Kuvendi s’arriti që ta kalojë rekomandimin e LVV dhe LDK-së për rrijten e pagave nga ana e ekzekutivit. /Indeksonline/