LDK e Gjilanit garanton angazhim maksimal për përmirësimin e pozitës së shërbyesve civil

E publikuar: 03/10/2019 20:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Organizuar nga Shtabi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Gjilan është mbajtur sot takimi me shërbyesit civil, për t’ua prezantuar platformën për avancimin e këtij sektori të rëndësishëm të shtetit.

Kryetari i Shtabit të Degës, Arben Mehmeti, tha se ndihet keq që ka ndodhur diskrimin i thellë në ligjin e pagave, duke thenë se është nevojë urgjente përmirësimi i pozitës së shërbimit civil.

Kandidati për deputet, Faton Bislimi (44), i cili ka marrë pjesë në emër të pesë kandidatëve të Gjilanit, tha se duhet t’iu njihen meritat shërbyesve civil sepse administata e shtetit është boshti i institucioneve që e zhvillojnë shtetin dhe ndikojnë shumë në eliminimin e dukurive negative.

Ndërkaq, Mursel Zymberi, kryetar i Sindikatës së Shërbyesve Civil të Kosovës, gjatë adresimit para të pranishmëve, ka kërkuar nga shërbyesit civil që të kenë shpresë dhe besim se në qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga LDK, do të ndodhë avancimi i këtij sektori.