LDK-AAK bëhen bashkë kundër PDK-së në këtë komunë

E publikuar: 04/11/2017 14:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mëngjesi i ditës së sotme ka qenë i “frytshëm” për kandidatin për kryetar të komunës së Klinës nga AAK, Zenun Elezajn. Kanidaturën e tij për kryetar në balotazh do ta përkrahë edhe LDK-ja.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, kandidat i LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hoti.

“Po, ne kemi arritur marrëveshje. Ne do të përkrahim Zenun Elezajn në Klinë. Sot e kemi nënshkruar marrëveshjen” ka thënë Hoti për Indeksonline.

Në zgjedhjet e 22 tetorit në Klinë, Sokol Bashota doli i pari me 37.4% të votave, para Zenun Elezajt të AAK-së me 25.4 dhe Besim Hotit me 25.1% të votave./Indeksonline/