LB për shkarkimin e Elhami Hajdarit: Lista Serbe po keqpërdorë kushtetutën

E publikuar: 11/05/2018 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja për Bashkim ka reaguar për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë Elhami Hajdari nga ministri në Qeveri e Kosovës nga Lista Serbe, Nenad Rikallo.

Në reagimin e tyre thuhet se “Lista Serbe do t’i shfrytëzojë e do t’i keqpërdorë jo vetëm të gjitha privilegjet e padrejta të Kushtetutës, por edhe raportin e forcave politike në këtë mandat”, raporton Insajderi.

“Me rastin e njohur Gjuriq, Lista serbe publikisht është tërhequr nga qeveria. Në anën tjetër, ajo vazhdon punën në qeveri. Kur është fjala për punë e vendime ajo bojkoton, ndërsa kur është fjala për paga e privilegje të pushtetit, ajo i shfrytëzon! Rishtazi, ministri i bujqësisë nga Lista serbe, NenadRikallo, ani pse në dorëheqje, e ka suspenduar kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), Elhami Hajdari. Përveç kësaj, dje ministri i administrimit të pushtetit lokal,IvanTodosijeviq, takoi zyrtarisht anëtarët e ekipit menaxhues për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, duke iu ofruar mbështetje nga ana e ministrisë nga e cila ka dhënë dorëheqje”, thuhet në reagim të Lëvizjes për Bashkim

Ata kanë theksuar se “Qeveria e Kosovës vazhdon t’i mbyllë sytë! E zënë ngushtë me numrat në Kuvend dhe me zgjidhjet e padrejta në Vjenë e Bruksel, ajo ka zgjedhur të mos veprojë edhe kur dëmtohet rëndë Kosova!Kosova nuk guxon të mbetet edhe më tutje peng i një grushti njerëzish që deklarojnë e veprojnë kundër saj!”

Po ashtu Lëvizja për Bashkim kërkon nga Kryeministri Haradinaj që të marrë hapa konkretë në lidhje me këtë gjendje,qoftë me ristrukturim të qeverisë apo edhe me zgjedhje të reja!Kjo situatë nuk guxon të vazhdojë më kështu”. /Insajderi.com