Lavrov: Rusia nuk beson që është në luftë me NATO-n, një konflikt i tillë rrezikon luftën nukleare

E publikuar: 29/04/2022 23:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i diplomacisë ruse, Seregej Lavrov ka thënë se Rusia nuk beson që është në luftë me NATO-n.

Lavrov ka thënë se një zhvillim i tillë, do ta rriste rrezikun e një lufte nukleare. Sipas tij, kjo gjë nuk duhet të lejohet.

Sipas tij, ekziston përshtypja e kundërt, që NATO-ja konsideron që është në luftë me Rusinë.

“Fatkeqësisht, ekziston një përshtypje që NATO beson që është në një luftë me Rusinë”, ka thënë ai në një intervistë për Al Arabiya.

Lavrov ka folur edhe për ngrirjen e fondeve ruse nga shtetet perëndimore. Ai ka thënë se shtetit të tij i janë vjedhur mbi 300 mijë dollarë.