Laura Fazliu fillon me fitore ndaj serbes Anja Obradoviq

E publikuar: 24/10/2020 12:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndeshja e parë e xhudistes Laura Fazliut në kategorinë prej -63 kilogramësh ishte ndaj përfaqësueses së Serbisë, Anja Obradoviq, në kuadër të turneut “Grand Slam” për xhudo që po mbahet në Budapest.

Fazliu e hapi llogarinë e fitoreve ndaj Obradoviq ku e mundi serben në raundin e parë kështu duke i shtuar gjasat vetës që të arrijë sa më shumë pikë Olimpike.

Ndeshja e radhës për Fazliun është kundër përfaqësueses së Hungarisë, xhudistes Szofi Ozbas.