Latifi: Problemi Kosovë-Serbi mund të zgjidhet nga një lider i guximshëm, jo nga “grupe ekspertësh”

E publikuar: 29/04/2021 15:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Profesori i Filozofisë Politike, Blerim Latifi thotë se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë zgjidhet nga liderët që kanë guxim të marrin vendime të vështira e jo nga “grupet e ekspertëve”.

Latifi ka shkruar se tani Kosova ka nevojë për vendimmarrje e jo vajte-ardhje në Bruksel.“Kosova tash ka nevojë për vendimmarrje të guximshme historike, e jo për vajtje – ardhje të kota në relacionin Bruksel Prishtinë, siç i kemi parë tash 12 vjet.

Përfshirja në një dialog që nuk përfundon kurrë, është favor strategjik për Serbinë dhe, rrjedhimisht, një vazhdim i venitjes së heshtur të shtetit të Kosovës”, ka shkruar ai.