Latifi: Ftohtësia e neveritshme e raportit Osmani-Rama flet për budallallëkun tradicional shqiptar

11.06.2022 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Latifi: Ftohtësia e neveritshme e raportit Osmani-Rama flet për budallallëkun tradicional shqiptar

Filozofi dhe analisti, Blerim Latifi, përmes një postimi në Facebook ka komentuar vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Ballkanin Perëndimor dhe raportet e ftohta midis liderëve kosovarë dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Latifi thotë se fakti që Scholz fillimisht u ndal në Kosovë e pastaj vazhdoi vizitën e tij në vende të tjera tregon se raporti Kosovë-Serbi është problemi kryesor i Ballkanit.

“Kancelari gjerman Olaf Scholz u ndal fillimisht në Prishtinë, pastaj shkoi në Beograd dhe në fund në Selanik për t’i takuar të gjithë liderët e Ballkanit. Mesazhi i këtij itinerari: problemi kryesor i Ballkanit perëndimor është raporti Kosovë-Serbi, e jo lehtësirat ndërkufitare për maunet e Ballkanit të Hapur.”, shprehet Latifi.

Ai ka thënë se në tryezën e takimit të Selanikut u reflektua kjo, pasi përballë njëri-tjetrit nuk ishin Rama e Vuçiq, por Osmani dhe Vuçiq.

Ndërsa sipas tij, ftohtësia e marrëdhënieve midis Osmanit e Ramës flet sipas tij për “budallallëkun tradicional të shqiptarëve, i cili dallimet në pikëpamje gjithmonë i transformon në inate personale.”.

“Ky mesazh u reflektua edhe në tryezën e takimit të Selanikut. Aty përballë njëri-tjetrit nuk ishin Rama e Vuçiqi, por Vuçiqi dhe Vjosa Osmani. Ndërkaq, ftohtësia e neveritshme dhe hendeku mes Vjosa Osmanit dhe Edi Ramës në tryezë, flet mbi të gjitha për budallallëkun tradicional të shqiptarëve, i cili dallimet në pikëpamje gjithmonë i transformon në inate personale”, ka shkruar Latifi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kurti: Duam dhe duhet t’i thellojmë marrëdhëniet e shkëlqyera me Gjermaninë

Kurti: Duam dhe duhet t’i thellojmë marrëdhëniet e shkëlqyera me Gjermaninë

Konjufca: Tërheqja e mjeteve nga Trusti dëmton skemën pensionale

Konjufca: Tërheqja e mjeteve nga Trusti dëmton skemën pensionale

Shpresë për vizat, deputetja holandeze jep lajmin: Në Holandë po ndryshon disponimi

Shpresë për vizat, deputetja holandeze jep lajmin: Në Holandë po ndryshon disponimi

Dy ditët vendimtare për vizat, a do të festojë Kosova apo do të zhgënjehet edhe një herë

Dy ditët vendimtare për vizat, a do të festojë Kosova apo do të zhgënjehet edhe një herë

Scholz: Nuk është e sigurt nëse do të mbahet samiti i Ballkanit Perëndimor me BE-në në Bruksel

Scholz: Nuk është e sigurt nëse do të mbahet samiti i Ballkanit Perëndimor me BE-në në Bruksel

Deputetja e VV-së: “Elektrosever” do të jetë veç furnitor, duke respektuar ligjet e Kosovës

Deputetja e VV-së: “Elektrosever” do të jetë veç furnitor, duke respektuar ligjet e Kosovës

Koloneli që bartë çantën e Putinit me kodet e armëve bërthamore, qëllohet me armë në shtëpinë e tij

Koloneli që bartë çantën e Putinit me kodet e armëve bërthamore, qëllohet me armë në shtëpinë e tij

Punime në rrjet, KEDS-i tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë

Punime në rrjet, KEDS-i tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë

Caktohet seanca e parë e Apelit të Speciales ndaj Gucatit e Haradinajt

Caktohet seanca e parë e Apelit të Speciales ndaj Gucatit e Haradinajt

Musliu: Mazhoranca në luftë me vetveten, duan të votojnë për Trustin, lideri i tyre suprem i thërret për rezistencë

Musliu: Mazhoranca në luftë me vetveten, duan të votojnë për Trustin, lideri i tyre suprem i thërret për rezistencë

Arben Limani, zyrtari i moçëm i AKP’së zgjidhet drejtor menaxhues i këtij institucioni

Arben Limani, zyrtari i moçëm i AKP’së zgjidhet drejtor menaxhues i këtij institucioni

Kusari – Lila: Seanca nuk u ndërpre nga mazhoranca, nuk e mbështesim tërheqjen e Trustit

Kusari – Lila: Seanca nuk u ndërpre nga mazhoranca, nuk e mbështesim tërheqjen e Trustit

Scholz: E duam dhe na duhet Ballkani Perëndimor në BE

Scholz: E duam dhe na duhet Ballkani Perëndimor në BE

PDK: Seanca u ndërpre në mënyrë abritrare, pikërisht kur pritej diskutimi për Trustin

PDK: Seanca u ndërpre në mënyrë abritrare, pikërisht kur pritej diskutimi për Trustin

Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe drejt normalizimit të marrëdhënieve

Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe drejt normalizimit të marrëdhënieve

Të premten ZRRE-ja shqyrton licencën e “Elektroseverit”

Të premten ZRRE-ja shqyrton licencën e “Elektroseverit”