Largohet edhe kamioni i dytë, lirohet rruga për qarkullim te “Përroi i Zhazhës”

E publikuar: 05/01/2023 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas largimit të kamionit të dytë, është liruar e plotë rruga për qarkullim te “Përroi i Zhazhës” në rrugën Mitrovicë – Jarinje.

Nga aty janë larguar KFOR-i dhe Policia e Kosovës.

Paraditen e sotme, KFOR-i në mbështetje të Policisë së Kosovës i ka larguar kamionët dhe mjetet tjera të rënda të cilët ishin vendosur si barrikadë në vendin e quajtur “Përroi i Zhazhës” në rrugën Mitrovicë-Jarinjë.

Për shkaqe pune dhe sigurie, nga mëngjesi një korsi e rrugës ishte mbyllur fillimisht për qarkullim, përderisa në mesditë përreth dy orë ishte mbyllur komplet rruga.

Kamionët dhe mjetet tjera të rënda që u larguan, ishin vendosur si barrikadë nga serbët verior të Mitrovicës, javë më parë.