Lansohet fushata “Bashkë kundër COVID-19”

E publikuar: 05/03/2021 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë sot ka bërë lansimin e fushatës “Bashkë kundër Covidit” e cila synon vetëdijesimin e qytetarëve për parandalimin e Covid-19 dhe përgatitjen për vaksinimin kundër koronavirusit.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se përgjatë këtij 1 vit Kosova ka humbur shumë, por që përmes kësaj fushate me moton “Bashkë kundër COVID-19” synojnë uljen e rasteve pozitive në vend dhe shkëputjen e zinxhirit të infektimit.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani tha se sot po fillojnë një këtë fushatë që synon informimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve për respektimin e masave anti-Covid dhe përgatitjen për vaksinim që do nis siç tha ai së shpejti.