LAJMI I FUNDIT: Policia konfirmon se qytetarët shqiptarë janë maltretuar nga serbët lokalë

E publikuar: 31/07/2022 21:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Bllokada Mitrovice-Veri
Share:

Policia ka bërë të ditur se janë siguruar informacione nga ana e qytetarëve se ka raste ku qytetarët shqiptarë janë ndaluar dhe maltretuar, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre nga ana e personave të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve.

Policia po ashtu ka thënë se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por se nuk ka të plagosur.

Incidentet nga ana e serbëve lokal vijnë pasi nga nesër do të nisë zbatimi i vendimit për riregjistrimin e makinave me targa me emra të qyteteve të Kosovës dhe lëshimit të një dokumenti për hyrje-dalje për shtetasit serb./Klankosova.tv/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!