Lajmi i fundit: Nga 1 korriku lejohen dasmat, diskotekat dhe pishinat

E publikuar: 23/06/2020 21:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përkundër rritjeve të rasteve me Coivd 19, qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbrëmjes sotme ka marrë vendim që të rihap transportin ajror, pishinat dhe tubimet publike. Por ekzekutivi tha se nëse nuk mund të mbikëqyren gjatë javës në vazhdim, dhe ka situatë të re epidemiologjike në Kosovë, rekomandimi është kthimi i masave rigoroze.

Shefi i ekzekutiv, Avdullah Hoti tha se këto vendime janë në kuadër të hapjes së ekonomisë, por në vazhdimësi duhet marrë parasysh edhe shëndeti i njerëzve.

“Ne do të punojmë për hapjen e ekonomisë por duke pasur parasysh shëndetin e njerëzve”, tha ai.

Duke arsyetuar këto vendime, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi tha se deri në fund të javës me 28 qershor do të fillojë punën aeroporti në kryeqytet dhe autoshkollat.

“Ne synojmë që gjatë fundjavës të fillojmë punën qoftë për transportin ajror dhe punën e auto shkollave”, tha ai.

Ndërsa, ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Vesel Krasniqi tha se prej 1 korrikut do të hapen edhe pishinat.

“Nga data 01-07-2020 do të fillojnë të punojnë në bazë të udhëzimeve që do t’i japim gastronomia dhe pishinat”, tha ai.

Marrja e gjithë këtyre vendimeve, ministri i Shëndetësië, Armen Zemaj tha se është bërë me rekomandimin e ekspertëve shëndetësor.

Por theksoi se nëse ka situatë të re epidemiologjike do të kthehen masat rigoroze.

“Nëse rastet nuk mund të mbikëqyren gjatë javës në vazhdim dhe ka situatë të re epidemiologjike në Kosovë, rekomandimi është kthimi i masave rigoroze”, tha ai.

Vendimet:

Shfuqizohet: Vendimi ku ndalohet eksporti i medikamenteve mjekësore nga operatorët ekonomik.

Shfuqizohet: Pezullimi i përkohshëm i fluturimeve nga vendet me risk të lartë dhe të mesëm.

Shfuqizohet: Pezullimi i të gjitha linjave ajrore.

Shfuqizohet: Vendimi me të cilin ndalohen aktivitetet publike dhe jo publike që kanë mundur të mbahen pa praninë  publikut, tubimet sportive, konferenca, tryeza të rrumbullakëta etj.