Lajmërojeni menjëherë Policinë nëse e shihni këtë person

E publikuar: 16/04/2021 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të kërkuar për veprën penale “Arratisja e personit tё privuar nga liria”. Bëhet fjalë për Kujtim Gashin nga fshati Qyshk i Pejës.

Përmes një komunikate për media, Policia e Pejës ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e gjykatës për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar, me qëllim arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.