Lajmërohet Ramush Haradinaj: Do të takohemi shpejt në Kosovë!

E publikuar: 06/01/2017 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka nisur një letër për qytetarët e Kosovës, përmes së cilës ka shprehur keqardhje për respektimin e vendimit të ish-regjimit të Millosheviqit nga autoritetet franceze, shkruan GazetaBlic.

Në këtë letër ai edhe ka dhënë një porosi për siç i quan ai  miqtë e Serbisë, se rrugën e shtetit të Kosovës nuk mund ta ndalë askush.

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë “poternicat” e tyre.

Ne si popull e si individë, nuk jemi trembur nga tanket e Millosheviqit e lere më nga fletarrestet e tij.

Kam një porosi për miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës, „Rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush“.
Nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush!

Do të takohemi shpejt në Kosovë!

Juaji Ramush Haradinaj