Lajm i mirë për ju që belini online, sipas ligjit s’jeni të obliguar të paguani para se ta shihni produktin që keni porositur

E publikuar: 31/07/2021 10:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në secilën blerje online, qytetarët kosovarë kanë të drejtë ta shohin së pari produktin e porositur, dhe tek pastaj të paguajnë.

Mirëpo, edhe pse është blerje online dhe juve nuk iu pëlqen apo nuk i përmbush specifikat siç e keni kërkuar mallin, ju mund ta ktheni dhe mos ta paguani, përcjell Buletini Ekonomik.

Kjo e drejtë e konsumatorëve mbrohet edhe me ligj në Kosovë.

Mbrojtësit e Konsumatorëve në faqen e tyre në facebook, kanë njoftuar qytetarët se edhe problemet e konsumatorëve me produktet që i blejnë online, parashohin zgjidhje praktike me ligj.

Pra, njëra prej zgjidhjeve është që mos ta paguani para se ta shihni mallin apo produktin e porositur.

Ata bëjnë thirrje që së pari ta hapni pakon para se të paguani dhe nëse nuk i përmbush kërkesat tuaja, kthene mallin dhe mos e pranoni.

“Por, paraprakisht kontrollo mirë se a obligohesh të paguash postën ti si konsumator nëse e kthen mallin”, përfundojnë tutje ata.