Lajm i mirë: Nesër e pasnesër Trafikun Urban është pa pagesë

E publikuar: 20/05/2022 19:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se nesër dhe pasnesër, transporti me Trafikun urban do të jetë pa pagesë.

Komuna rekomandon përdorimin e transportit publik, sepse është për të mirën e Kryeqytetit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Të dashur qytetarë,
Ju njoftojmë se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj, transporti me Trafiku Urban, do të jetë pa pagesë.
Për të mirën e Kryeqytetit, ju inkurajojmë që sa më shumë të përdorni transportin publik 🚌 dhe
🛴 alternativ 🚲