Lajçaku pas takimit me Kurtin: Biseduam rreth asaj se si BE-ja e sheh procesin e draft-statutit

E publikuar: 11/05/2023 09:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas takimit, Lajçak ka bërë një prononcim para gazetarëve, ku ka bërë të ditur se në takim me Kurtin është diskutuar për hapat e mëtutjeshëm në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, njofton Klan Kosova.

“Kam ardhur në Prishtinë sot për të diskutuar me Kurtin dhe Bislimin për rrugën përpara në rrugën e normalizimin.

“Është shumë me rëndësi që ne ta kemi një kuptim të qartë për hapët e mëtutjeshëm. Ne kemi pasur një diskutim shumë të rëndësishëm dhe do ta kemi të njëjtin diskutim në Beograd”

“Ne e kemi marrëveshjen, e kemi aneksin dhe tani është shumë me rëndësi që ta kemi të qartë për hapin 1, 2 dhe 3”.

Lajçak ka treguar se në këtë mbrëmje do të qëndrojë për vizitë në veri të Kosovës në mënyrë që ta kuptojë situatën nga afër.

“Këtë mbrëmje do të shkoj në veri, dua që të kuptoj situatën dhe shpresoj që do të ketë një zgjidhje politike që do të na mundësojë ta zbatojmë plotësisht marrëveshjen”.

“Ne mund të kemi normalizim ose konfrontim dhe ne definitivisht duam të fokusohemi në normalizim. Konflikti nuk është në interesin e askujt”.

“Ne diskutuam rreth asaj se si BE-ja e sheh procesin e draft-statutit dhe mendoj se kemi një kuptim të procesit”.