Lajçak takohet edhe me shefin e EULEX-it dhe me komandantin e KFOR-it

E publikuar: 26/11/2021 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak, gjatë ditës së sotme është takuar me shefin e Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, dhe me komandantin e KFOR-it, Frenc Kajari.

“Pata diskutime shumë të mira me shefin e EULEX dhe komandantin e KFOR-it rreth situatës së sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Kosovë”, ka thënë Lajçak.