Lajçak shkon në PDK, takohet me Memli Krasniqin

E publikuar: 16/09/2021 11:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka zhvilluar takim me dyer të mbyllura me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin.

Lajçak, është shoqëruar nga ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj.

I dërguari i BE-së pas Kransiqit do të takohet edhe me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kurse në mëngjes e së enjtes është pritur nga kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca. Ai po qëndron për vizitë treditore në Kosovë, ku po takon krerë institucionesh e partishë për të diskutuar për ecurinë e dialogut.