Lajçak përpiqet në Prishtinë dhe Beograd për një takim Kurti-Vuçiq

17.09.2021 09:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lajçak përpiqet në Prishtinë dhe Beograd për një takim Kurti-Vuçiq

I dërguari i BE në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po viziton Kosovën. Qëllimi i tij është caktimi i një date për takimin e radhës ndërmjet palëve, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po qëndron në Kosovë në një vizitë tre ditore, në përpjekje për të përafruar qëndrimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të cilat në takimin e fundit, siç tha vetë Lajçaku, ishin shumë larg. Pas një takimi që zhvilloi mbrëmë vonë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ky i fundit i tha Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialogun se “Kosova është palë e barabartë, dhe jo temë në bisedime”.

“Duhet të pranohet realiteti dhe të jemi në shërbim të qytetarëve të të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke”, ka thënë Kurti gjatë takimit me Lajçakun. Në takim është diskutuar edhe për mbarëvajtjen dhe hapat e ardhshëm në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk u dhanë detaje të tjera. Edhe Miroslav Lajçaku, pas përfundimit të takimit me kryeministrin tha se “është biseduar për dialogun dhe bashkëpunimin rajonal, por jo edhe për çështjen e hapjes së arkivave nga ana e Kosovës dhe Serbisë”, temë kjo që ka nxitur reagime të shumta, që nga përfundimi i bisedimeve të fundit në nivel të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel më 8 shtator”.

Miroslav Lajçak pas këtij takimi të delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit kur është pyetur për Kosovën, ka thënë se dialogu me Serbinë “i ka sjellë Kosovës shumë përfitime”. “Përmes këtij dialogu Kosova ka kontrollin në të gjithë territorin dhe kufijtë e saj, pastaj ka fituar kodin telefonik +383 dhe prezantim si palë e barabartë në nisma rajonale. Dua të them se nuk ka asgjë si dialog teknik, nuk ka çështje teknike, çdo gjë është shumë politike. Dëgjova kryenegociatorët në Bruksel, diskutuam për shumë orë gjatë dy ditëve, nuk kishte asnjë gjë teknike, çdo gjë ka ndikim politik. Dialogu është politik”, pati thënë Lajçaku.

Reklamë

Kurti: fati i të pagjeturve duhet të zbardhet

Albin Kurti dhe Miroslav Lajcak (02.03.2021)
Albin Kurti dhe Miroslav Lajcak (02.03.2021)

Takimi i fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç është mbajtur më 19 korrik, por pa arritur ndonjë rezultat. Ndërsa në takimin e grupeve negociatore Kosovë-Serbi që u takuan në Bruksel më 9 shtator, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, që udhëheq delegacionin e Prishtinës tha se “pala serbe ka deklaruar se janë të pajtimit që të hapen arkivat e saj në Serbi, por që edhe pala e Kosovës t’i hapë arkivat shtetërore “që kanë të bëjnë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”. Kryeministri Albin Kurti deklaroi lidhur me këtë se “autoritetet e Kosovës janë të hapura dhe transparente dhe fati i të pagjeturve duhet të zbardhet”.

“Ne i kemi arkivat e shtetit tonë, të cilat i përfshijnë ato gjatë luftës të UÇK-së dhe ne jemi shumë transparentë, mirëpo neve na duhet ta zbardhim fatin e të pagjeturve, e për këtë ne duhet të hapim arkivat në Beograd, sepse vrasjet e varrosjet e masakrave e më pastaj zhvarrosjet nuk janë bërë nga qytetarët serbë, por nga shteti i Serbisë në mënyrë të organizuar, e që janë në arkivat e Serbisë që duhet të hapen një orë e më parë”, tha Kurti.

Ndaj deklaratave të zyrtarëve të lartë të qeverisë kanë reaguar partitë opozitare, të cilat deklaratat e tilla i kanë cilësuar si “deklarata të dëmshme dhe të gabuara”. Nga ana tjetër autoritetet e Serbisë deri tash nuk kanë folur publikisht lidhur me pajtimin e pretenduar të Prishtinës zyrtare për hapjen e arkivave me qëllim të zbardhjes së fatit të personave të pagjetur e të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të takohet gjatë qëndrimit në Kosovë edhe me përfaqësues të partive politike nga pozita dhe opozita. Lajçaku nga Kosova udhëton për në Beograd. Kjo vizitë e tij në të dyja vendet, në mediet e këtushme po interpretohet si përpjekje për ta realizuar edhe një takim të nivelit të lartë politik Kurti-Vuçiç, gjë që për palën kosovare duket larg.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Donika Gërvalla thyen heshtjen për rezultatin e zgjedhjeve, thotë se VV nuk ka pësuar rënie

Donika Gërvalla thyen heshtjen për rezultatin e zgjedhjeve, thotë se VV nuk ka pësuar rënie

Haradinaj, qeverisë: O dilni prej kësaj logjike të budallës se doni me e marrë në qafë një vend

Haradinaj, qeverisë: O dilni prej kësaj logjike të budallës se doni me e marrë në qafë një vend

O u kënaqëm krejt”, “Hiç rrugën mos t’ma shtron”: Festë euforike në Skenderaj pas fitores së PDK’së

O u kënaqëm krejt”, “Hiç rrugën mos t’ma shtron”: Festë euforike në Skenderaj pas fitores së PDK’së

Numërohen 100% e votave në Gjilan, ky është rezultati

Numërohen 100% e votave në Gjilan, ky është rezultati

Bekim Jashari ankohet për vjedhje votash, thotë se ka dërguar 10 ankesa në PZAP

Bekim Jashari ankohet për vjedhje votash, thotë se ka dërguar 10 ankesa në PZAP

Borrell fton Kurtin e Vuçiqin t’i kthehen dialogut

Borrell fton Kurtin e Vuçiqin t’i kthehen dialogut

Haradinaj për rezultatin e VV-së në zgjedhje: Mos qofsh në lëkurën e Kurtit

Haradinaj për rezultatin e VV-së në zgjedhje: Mos qofsh në lëkurën e Kurtit

Bartësi i listës së PD-së në Mitrovicë tallet me Agim Bahtirin: Me u kap dorë për dore po u rrezojshe vetë

Bartësi i listës së PD-së në Mitrovicë tallet me Agim Bahtirin: Me u kap dorë për dore po u rrezojshe vetë

“Europa goditet nga çmime rekord të larta të energjisë”

“Europa goditet nga çmime rekord të larta të energjisë”

Quni flet për balotazhin në Prizren, tregon se me kë do bënte koalicion

Quni flet për balotazhin në Prizren, tregon se me kë do bënte koalicion

Krasniqi për Aliun: Model i qeverisjes së përgjegjshme që PDK-ja do t’ua ofrojë qytetarëve kudo nëpër Kosovë

Krasniqi për Aliun: Model i qeverisjes së përgjegjshme që PDK-ja do t’ua ofrojë qytetarëve kudo nëpër Kosovë

Momenti i sulmit ndaj menaxhmentit të Trepçës (VIDEO)

Momenti i sulmit ndaj menaxhmentit të Trepçës (VIDEO)

1.5 milion vaksina të administruara në Kosovë, MSH: Asgjë nuk ka mbaruar akoma

1.5 milion vaksina të administruara në Kosovë, MSH: Asgjë nuk ka mbaruar akoma

Mustafa: Zgjedhjet e djeshme e përmbytën mitin e referendumit të proklamuar nga Albini e Vjosa

Mustafa: Zgjedhjet e djeshme e përmbytën mitin e referendumit të proklamuar nga Albini e Vjosa

Osmani vëzhguesve të BE-së: Strukturat ilegale të Serbisë kanë cenuar garën në komunat e banuara me serbë

Osmani vëzhguesve të BE-së: Strukturat ilegale të Serbisë kanë cenuar garën në komunat e banuara me serbë

Boiken Abazi jep dorëheqje nga pozita që mbante në Vetëvendosje

Boiken Abazi jep dorëheqje nga pozita që mbante në Vetëvendosje