Lajçak pas takimit me Vuçiq: Diskutuam për hapat e mëtejmë dhe rrugën e normalizimit

E publikuar: 14/11/2023 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për vizitën e tij që e pati sot në Serbi.

“Me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkoviqin diskutova rrugën përpara në dialog dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt normalizimit”, ka thënë Lajçak në platformën X, transmeton KlanKosova.tv.

Kjo vizitë e Lajçak në Beograd vjen pas asaj të ditëve më parë në Prishtinë. Të dyja i paraprijnë takimit të së enjten në mes të dy kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.