Lajçak pas takimit me Kurtin: Të shmangen veprimet që mund ta përkeqësojnë atmosferën

E publikuar: 28/04/2023 17:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, me të cilin folën për takimin që do të mbahet më 2 maj.

Lajçak tha se takimi i 2 majit do të jetë hap i rëndësishëm, teksa kërkoi që të shmangen veprimet destruktive.

“Në Forumin e Dephit takova kryeministrin Albin Kurti, theksova rëndësinë e takimit të dialogut më 2 maj. Do të jetë hap i rëndësishëm përpara dhe është e rëndësishme të shmangët çdo veprim që mund të përkeqësojë atmosferën”, tha Lajçak.

Kujtojmë se është Serbia ajo që gjatë zgjedhjeve në veri dhe gjatë votimit të aplikimit të Kosovës për në Këshillin e Evropës e ka shkelur marrëveshjen e arritur në Bruksel, por edhe aneksin në Ohër.