Lajçak nga Beogradi: Sapo kreva një takim të vështirë me Vuçiqin, do ta vazhdojmë sonte

E publikuar: 25/08/2022 18:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak sot po qëndron në Beograd, ku ka takuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq me të cilin ka pasur një diskutim të vështirë.

Lajçak ka thënë se diskutim ndonëse i vështirë, ishte i përgjegjshëm.

Ai ka thënë se presidentit serb i ka thënë se të gjitha marrëveshjet e arritura në negociata duhet të implementohen, përfshirë edhe Marrëveshjen për Lëvizje të Lirë të vitit 2011.

“Pata një bisedë të vështirë por të përgjegjshme me presidentin Aleksandar Vuçiq. Përcjella mesazhet dhe theksova se të gjitha marrëveshjet e dala nga dialogu duhet të implementohen, përfshirë Marrëveshjen për Lëvizje të Lirë të vitit 2011”, ka shkruar Lajçak.

Diskutimi mes Lajçak dhe Vuçiq do të vazhdojë sonte.

Lajçak ka qëndruar dje edhe në Prishtinë, ku ka takuar krerët e institucioneve dhe opozitën parlamentare.

Ai, bashkë me të dërguarin e SHBA-së për dialogun, Gabriel Escobar kanë kërkuar që të evitohen eskalimet e mundshme më 1 shtator, kur Qeveria e Kosovës planifikon që të vendos reciprocitet kufitar me Serbinë. /Express/