Lajçak në Paris, diskuton për sigurinë e Ballkanit

E publikuar: 31/03/2022 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari i Shtetit francez për Çështjet e Evropës, Clement Beaune, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Temë kryesore në takimin e tyre bëhet e ditur se ishte situata në Ballkanin Perëndimor, si çështje kyçe për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës.

“Sot në mëngjes, pata një takim me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, për të folur për situatën në Ballkan, një çështje kyçe për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës sonë”, ka shkruar Beaune në ‘Twitter’.