Lajçak në Kosovë, viziton zyrën e BE-së

E publikuar: 15/09/2021 16:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka nisur vizitën e tij tre ditore në Kosovë, raporton Ekonomia Online. Lajçak ka vizituar zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.Pas kësaj pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ai pritet të takohet me përfaqësues të subjekteve politike e të shoqërisë civile.