Lajçak: Javën e ardhshme pritet marrëveshje me rëndësi Kosovë-Serbi

17.06.2022 13:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lajçak: Javën e ardhshme pritet marrëveshje me rëndësi Kosovë-Serbi

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në një intervistë për Euronews Albania deklaron se javën e ardhshme pritet marrëveshje me rëndësi sa i përket dialogut mes dy vendeve.

Lajçak nuk specifikoi se çfarë konkretisht. Ai gjithashtu foli për një takim të tretë të mundshëm mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç në Bruksel, para verës.

Çështjet e pazgjidhura mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë kthyer në një temë të nxehtë kohët e fundit – A shihni ndonjë shpresë për Maqedoninë e Veriut në Samitit e BE-së në qershor?

Nuk ka asnjë dyshim që Maqedonia e Veriut do t’i nisë negociatat e antarësimit dhe ne shpresojmë që kjo të ndodhë këtë qershor. Ju e dini që Bashkimi Europian i merr vendimet në bazë të konsensusit ndaj ne po punojmë fort që Presidenca Franceze apo edhe vetë presidenti Macron dhe liderët europianë si presidenti Charle Michele, por edhe shumë të tjerë po mundohen t’i ndihmojë të dyja palët të gjejnë një zgjidhje të përbashkët që do t’i lejonte edhe Maqedoninë e Veriut edhe Shqipërinë të nisin negociatat këtë qershor.

Ju vetë personalisht e besoni se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë të nisin negociatat e anëtarësimit?

Nuk kam asnjë dyshim për këtë. Ato i kanë plotësuar të gjitha kushtet. Dhe sigurisht ato janë gati. Unë duhet ta pranoj ama me sinqeritet që problemi qëndron me palën tonë – me Bashkimin Europian – pasi ne nuk kemi ende konsensus me të gjithë bllokun por të gjithë e dinë këtë dhe ne po punojmë vërtetë fort për ta pasur këtë bashkim.

Qeveria në Shkup ka përsëritur shpesh që këto mosmarrëveshje po e vrasin besueshmërinë e BE-së në rajon, a ndani dhe ju të njëjtin mendim?

Nuk mund të jemi krenar për shpejtësinë me të cilën po lëvizin gjërat për sa i përket integrimit në BE. Ky është fakt. Dhe BE ja dha premtimin rajonit 19 vite më parë që ai do të bëhej pjesë e Bashkimit Europian dhe në këto 19 vite vetëm Kroacia është bërë një anëtare me drejta të plota.

Dhe vetëm 2 prej 6 vendeve po negociojnë ndërsa 4 të tjerët vazhdojnë ende të presin. Ndaj këtu nuk ka vend për dyshim, ne duhet të mundohemi më shumë. Të dyja palët. Kur rajoni sjell rezultate atëherë edhe BE duhet të japë rezultate. Dhe për sa i përket çështjes së besueshmërisë, BE vazhdon të mbetet opsioni i vetëm dhe opsioni më pozitiv për të ardhmen të rajonit të Ballkanit . Nuk ka një ardhme të mirë për Ballkanin se ajo europiane dhe unë në fakt do të sugjeroja që ne ta kritikonim njëri tjetrin më pak dhe të bashkëpunonim më shumë dhe të garantojmë që kjo të ndodhi.

Po përsa i përket dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës – a keni parë progres?

Po në fakt është bërë shumë punë dhe ka pasur progres edhe pse kjo nuk ka qenë dhe aq e dukshme por e vërteta është se dy kryenegociatorët po takohen çdo muaj në Bruksel dhe ne po diskutojmë një numër çështjesh konkrete, si implementimi i marrëveshjeve të shkuara – që janë miratuar para disa vitesh por nuk janë implementuar – ne gjithashtu po diskutojmë rreth çështjeve të ditëve të sotme për t’u siguruar që ato të mos kthehen në probleme të mundshme dhe së fundmi ne po punojmë edhe për të ardhmen e marrëveshjes së normalizimit.

Ne do të kemi një tjetër takim mes kryenegociatorëve javën e ardhshme. Me shpresë, ne do të mund të njoftojmë rreth një marrëveshjeje shumë të rëndësishme, dhe unë gjithashtu po shpresoj t’i bëj të dy liderët bashkë në Bruksel, për takimin e tretë të nivelit të lartë përpara pushimeve të verës.

Kemi parë disa sinjale pozitive për sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën – a mund të ndodhi këtë vit?

Sërish, ka një mendim mjaft të palëkundur mes shteteve anëtare të BE-së që Kosovës i duhej dhënë liberalizimi i vizave shumë kohë më parë. Nuk ka asnjë dyshim që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për të hequr sistemin e vizave dhe problemi qëndron sërish tek mungesa e konsensusit. Por mund të them që kjo problematikë po ngrihet mes vendeve anëtare shumë më shpesh, gjatë takimeve të organeve të ndryshme europiane ndaj mendoj se është afër. Nuk guxoj të them një datë por ajo po vjen dhe këtë e them me siguri të plotë./EuronewsAlbania/.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kosova në pritje të liberalizimit të vizave, Osmani: Nisem drejt Brukselit me shpresë, por pa pritje të mëdha

Kosova në pritje të liberalizimit të vizave, Osmani: Nisem drejt Brukselit me shpresë, por pa pritje të mëdha

Kuvendi nesër me dy seanca, pikë e rendit të ditës edhe Trusti

Kuvendi nesër me dy seanca, pikë e rendit të ditës edhe Trusti

Aksidentohen dy automjete të FSK-së në Gjilan, tre të lënduar

Aksidentohen dy automjete të FSK-së në Gjilan, tre të lënduar

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Pence do ta vizitojë Shqipërinë të enjten

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Pence do ta vizitojë Shqipërinë të enjten

“Më kanë sjellë deri kur i ka ra bishti çekiçit” – Rrahja për një lojë futbolli në Vushtrri (VIDEO)

“Më kanë sjellë deri kur i ka ra bishti çekiçit” – Rrahja për një lojë futbolli në Vushtrri (VIDEO)

Bislimi: Me udhërrefyesin kemi kthyer situatën në normalitet, por pa thënë që marrëveshja për energjinë është e mirë

Bislimi: Me udhërrefyesin kemi kthyer situatën në normalitet, por pa thënë që marrëveshja për energjinë është e mirë

Haradinaj i krahasoi Kurtin e Konjufcën me Rrahman Morinën, reagon Avdyli: Fyerja më e madhe e një politikani që nga paslufta

Haradinaj i krahasoi Kurtin e Konjufcën me Rrahman Morinën, reagon Avdyli: Fyerja më e madhe e një politikani që nga paslufta

Kurti u drejtohet serbëve në serbisht, kërkon propozimet dhe sugjerimet e tyre

Kurti u drejtohet serbëve në serbisht, kërkon propozimet dhe sugjerimet e tyre

Haradinaj: Hashim Thaçi ua ka rritë pagat njerëzve, i vetmi kryeministër që s’ka rritë një cent në pagë është Albin Kurti

Haradinaj: Hashim Thaçi ua ka rritë pagat njerëzve, i vetmi kryeministër që s’ka rritë një cent në pagë është Albin Kurti

KEDS ka një thirrje për qytetarët pas erërave të forta

KEDS ka një thirrje për qytetarët pas erërave të forta

Haradinaj tregon sa para i kishte tërhequr nga Trusti

Haradinaj tregon sa para i kishte tërhequr nga Trusti

Ahmeti tregon çka u fol në tavolinë me Edi Ramën, a tha se do ta rrëzojë Kurtin në shtator?

Ahmeti tregon çka u fol në tavolinë me Edi Ramën, a tha se do ta rrëzojë Kurtin në shtator?

Ashtu siç pritej, Vjosa Osmani ia aprovon Kurtit marrëveshjen me Serbinë

Ashtu siç pritej, Vjosa Osmani ia aprovon Kurtit marrëveshjen me Serbinë

Krasniqi: Projektligji për konfiskimin e pasurisë rrezikon seriozisht të drejtat e njeriut

Krasniqi: Projektligji për konfiskimin e pasurisë rrezikon seriozisht të drejtat e njeriut

Shala: Dokumenti i nënshkruar sot nuk mund të ratifikohet në Kuvend, e çuditshme si nuk u ndryshua asjgë nga marrëveshja e vitit 2013-2015

Shala: Dokumenti i nënshkruar sot nuk mund të ratifikohet në Kuvend, e çuditshme si nuk u ndryshua asjgë nga marrëveshja e vitit 2013-2015

Kurti: Po punojmë për krijimin e një politike kulturore, që do të rezultojë me demokraci dhe gjithpërfshirje

Kurti: Po punojmë për krijimin e një politike kulturore, që do të rezultojë me demokraci dhe gjithpërfshirje