Lajçak informon shefat e misioneve të BE-së për takimin e radhës në Bruksel

E publikuar: 01/06/2021 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar shefat e misioneve të BE-së në Kosovë, për t’i informuar për takimin e radhës që pritet të mbahet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak është shprehur falënderues për përkrahjen e tyre.

“Si një praktikë standarde, para se të largohesha nga Kosova i njoftova shefat e misioneve të BE-së për takimin e radhës për dialogun dhe diskutimet që pata në dy ditët e fundit. Mirënjohës për përkrahjen e tyre të fuqishme”, tha tutje Lajçak.