Lajçak flet për qëndrimin e Vuçiqit mbi propozimin: Ka dhënë dy deklarata, e bëri të qartë pozitën e tij

E publikuar: 25/01/2023 21:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari special i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk ka komentuar qëndrimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, për çështjen e propozimit evropian.

Megjithatë në Rubikon me Adriatik Kelmendin, ka thënë se Aleksandar Vuçiq ka dhënë dy deklarata nga takimi i tyre që kishin, dhe sipas tij kjo e qartëson qëndrimin e tij në këtë çështje.

”Ai i ka dhënë dy deklarata që nga takimi ynë dhe mendoj se e ka bërë shumë të qartë pozitën e tij. Do të kisha pasur dëshirë që të jetë e lehtë, vërtetë është e rëndësishme që jemi në rrugën e duhur edhe me Qeverinë e Kosovës edhe me Qeverinë e Serbisë, kjo është shumë e rëndësishme”.

Teksa ngjashëm pa ndonjë koment ka reaguar edhe ndaj deklaratave të kryeministrit, Albin Kurti, duke u arsyetuar se procesi është në zhvillim e sipër, transmeton klankosova.tv.

”Nuk mund të prisni të përgjigjem në këtë pyetje, sepse procesi është në zhvillim, kam thënë atë që kam thënë në emër të grupit dhe donim të dërgonim disa sinjale dhe jam këtu për të vazhduar orvatjet tona sepse me të vërtetë jam këtu për të vazhduar me nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe me zbatimin e saj”.