Lajçak e thotë hapur që 900 mln eurot nga Plani i Rritjes, janë të kushtëzuara me dialogun: Unë jam përgjegjës për vlerësim

E publikuar: 18/06/2024 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Miroslav Lajçak Foto: Infosot

Miroslav Lajçak Foto: Infosot

Për përfitimin e mbi 900 milionë eurove nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, është diskutuar sonte gjithashtu në takimin Lajçak-Bislimi.

I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se për t’i përfituar milionat Kosova u diskutua se si të arrihetr marrëveshja pozitive.

“Siç e dini është një insturmet financiar që Bashkimi Evropian i ofron miliona euro për partnerët e Ballkanit Perëndimor, për Kosovën dhe Serbinë kanë parakusht dialogun dhe unë jam përgjegjës për vlerësimin. Kjo ishte edhe ajo që diskutuam si të arrijmë marrëveshjen pozitive”, tha Lajçak para gazetarëve.