Lajçak diskuton për dialogun me nënsekretarin e OKB-së, merr mbështetje nga ai

E publikuar: 23/09/2023 11:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari special, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit të tij në New York ku po mbahet Asambleja e OKB-së, ka takuar një numër zyrtarësh ku temë diskutimi ka pasë atë me të cilën është i ngarkuar, dialogun Kosovë-Serbi.

Së fundi, Lajçak njoftoi për takim me nënsekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për Operacionet e Paqes, Jean-Pierre Lacroix.

“Gjithmonë e dobishme për të krahasuar shënimet me Nënsekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Jean-Pierre Lacroix mbi dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet e fundit në dialog. Faleminderit për mbështetjen e plotë!”, ka shkruar Lajçak në X.