Lacazette i gatshëm t’i bashkohet gjigantit spanjoll

E publikuar: 05/05/2017 09:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Alexander Lacazette me shumë mundësi do të transferohet në kampionatin spanjoll, La Liga, te skuadra e Diego Simeones, Atletico Madrid.

Gjatë të enjtes, gazeta e njohur francez L’Equipe besoi se Alexander Lacazette kishte një preferencë për transferimin e tij në Atletico de Madrid.

Por tani, sipas konfirmimeve të mediumit RMC Sport, reprezentuesi francez ka zgjedhur tashmë skuadrën e Los Colchoneros, përcjell Telegrafi.

Alexandre Lacazette ka marrë një vendim për të ardhmen e tij dhe ka zgjedhur Atletico Madridin në rast të largimit nga Lyoni në afatin veror të transferimeve.

Klubi spanjoll është me të vërtetë në diskutime të avancuara me sulmuesin e madh francez, i cili çdo vit e më shumë po shënon gola dhe po konfirmohet.

Atletico ka bërë Lacazetten objektivin e tyre të sulmit për sezonin e ardhshëm, teksa udhëheqësit e Madridit besojnë se sulmuesi i Lyonit ka një diferencë të madhe progresi dhe se ai mund të përshtatet në mënyrë të përkryer në sistemin e lojës së Colchoneros.

Çmimi i francezit besohet të jetë rreth 40 milionë euro, ndërsa pas shërbimeve të tij janë edhe gjigantët anglezë, Arsenali dhe Liverpooli. /Telegrafi/