Laborantët e diplomuar kërkojnë t’i licencojë Ministria e Shëndetësisë

E publikuar: 22/02/2018 08:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Moslicencimi nga Ministria e Shëndetësisë i dy gjeneratave të nivelit bachelor të diplomuar në drejtimet Biokimiko-Fiziologjik dhe Biologji-Aplikative të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN) i ka shtyrë të protestojnë të mërkurën para kësaj ministrie një grup të diplomuarish të këtyre drejtimeve, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtimet Biokimiko-Fiziologjik dhe Biologji-Aplikative ka disa vite që janë mbyllur, mirëpo të diplomuarve në këto drejtime u duhet licenca nga Ministria e Shëndetësisë për të marrë titullin laborant i diplomuar dhe për të fituar të drejtën të punësohen.

Në protestën e mbajtur të mërkurën ata e kanë fajësuar Ministrinë e Shëndetësisë se pa kurrfarë baze ligjore po u kërkon të ndjekin lëndë-module klinike për t’u trajtuar si profesionistë shëndetësorë./koha.net/