Labi i reagon ashpër Frashër Krasniqit: Mos i fyej komandantët

E publikuar: 14/08/2017 11:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i AKR’së, Labinot Tahiri ka kundërshtuar fjalimin e deputeti të VV’së të akuzuar për terrorizëm, Frashër Kransiqi, i cili tha se komandantet nuk po kanë guxim të vijnë në seancë, duke iu referuar Ramush Haradinajt e Kadri Veselit.

“Nuk kemi ardhur në Kuvend për të krijuar një urrejtje mes nesh. Mendoj se gjuha parlamentare është ndryshe”, tha deputeti i AKR’së gjatë fjalimit të tij në seancën e cila po vazhdon edhe pse nuk ka kuorum.

“Komandantët kanë gjithmonë guxim. E mos të ishin ata komandant, as zoti Mikullovci nuk do të ishte në këtë Kuvend që ta drejtojë seancën në gjuhen shqipe”, tha tutje Labinot Tahiri, duke ju referuar fjalimit në Kuvend të Frashër Krasniqit, deputetit të VV’së të akuzuar për terrorizëm.

“Institucionet duhet bllokuar me gjuhë e jo me urrejtje”, vazhdoi deputeti i AKR’së, që më vonesë iu bashkua seancës të së hënës, bashkë me kreun e partisë Behgjet Pacolli.