Kylie Jenner fotografohet krah këngëtarit të njohur gjatë një darke në Malibu

E publikuar: 11/06/2020 17:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paparacët fotografuan Kylie Jenner me këngëtarin e njohur.

Kylie Jenner ka pak ditë që doli e para në listën e “Forbes” për personat më të famshëm më të paguar, shkruan DailyMail.

Ylli televiziv hyri në atë listë me 590 milionë dollarë në vit.

Kylie Jenner dukej shumë elegante teksa kaloi një natë në qytet gjatë pandemisë COVID-19.

Ajo u fotografua pranë këngëtarit Harry Hudson, teksa atyre iu bashkuan edhe Caitlyn Jenner, Sophia Hutchins dhe Nobu.

Kylie kishte veshur një xhaketë me ngjyrë të verdhë, teksa u pa duke lënë restorantin bashkë me këngëtarin 27-vjeçar në Malibu.

Ajo kishte lidhur flokët, ndërsa mbuloi sytë nën syzet ngjyrë kafeje, ndërsa veshjen e kombinoi me një palë çizme të gjata.

Kylie Jenner javë më parë u komentua shumë për largimin e statusit ‘miliardere’ nga “Forbes”, ngase pretendohet se ka gënjyer me shifrat e kompanisë. ImageImage

Image