Ky qytet në Kosovë po i kthehet normalitetit

E publikuar: 27/05/2020 09:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci ka thënë se Komuna e Pejës po i kthehet normalitetit pas pandemisë COVID-19.

Sipas tij, deri më sot afër 70 persona të prekur me COVID-19, janë shëruar plotësisht.

“Po është e vërtetë që Komuna e Pejës është në javën e  dytë që është e qetë. Gjatë kësaj periudhe jemi duke u marr me pacientët, duke i ri-testuar si dhe po i bëjmë testime personave që janë të dyshuar. Në momentin që po flasim afër 70 persona janë shëruar… Ata që ende nuk janë shëruar plotësisht janë në gjendje të qetë. Gjatë gjithë kohës po bëhen ri-testime sipas planit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë”, ka thënë Loci.

I pyetur se a mund të quhet kjo një fitore për Komunën e Pejës, ai tha: “ Nuk e kemi në mend që të shpallim ndonjë fitore pasi pandemia ende është aktive. Brenda territorit të Republikës së Kosovës, ende kemi raste pozitive dhe kjo nuk nënkupton që të shpallim fitore brenda komunës, pasi do të ishte një lajthitje nga ana jonë”. /RTV Dukagjini/