Ky mund të jetë ‘skenari i frikshëm’ për liberalizimin e vizave!

E publikuar: 23/02/2018 20:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas dy seancave të njëpasnjëshme në legjislativ prapë nuk u arrit që deputetët ta ratifikojnë Marrëveshjën e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, kjo e fundit tashmë është mbetur si një nga dy kriteret e fundit nga BE-ja për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ratifikimi i kësaj marrëveshje nuk po mund të bëhet pasi  nuk po arrihet konsensus i përbashkët ndërmjet subjekteve politike.

Sa i përket çështjes se deri kur mund të zgjatë procedura e liberaliizmit për qytetarët atë nuk mund ta përcakojë askush, pasi një gjë e tille varet vetëm nga qëndrimi i shteteve të BE-s, kështu të paktën ka deklaruar njohësi i integrimeve evropiane, Avni Mazreku

Sipas tij,  në momentin që ratifikohet demarkacioni atëherë procesi i liberalizimit zhbllokohet. Ai thotë se hapi tjetër që Kosova duhet bërë është matja kundër korrupsionit.

Ai për “Indeksonline” ka shpjeguar gjithë procedurën që duhet ndjekur për të ardhur deri tek heqja e vizave.

Mazreku tregon se pas ratifikimit kjo çështje i kalon Parlamentit Evropian i cili i njëjti e përcjellë këtë te Këshilli i Bashkimit Evropian përkatësisht konfiguracioni i Ministrave të Brendshëm.

“Konfiguriacioni i ministrave të brendshëm vendos sipas shteteve të shumicës së kualifikuar  që nënkupton se duhet me votu 55 % të shteteve pro që përfaqësojnë 65 % të popullësisë  së Bashkimit Evropian ,pra  ky mund të jetë version më optimist për marrjen e vendimit për Kosovën”, është shprehur ai.

Ndërkaq, kjo mund të ndryshojë, në qoftë se katër shtete nuk e përdorin një instrument tjetër të quajtur “sistem i minorancës bllokuese”.

“Pavarësisht që kanë votu 55% e shteteve që përfaqësojnë  65 % e popullsisë  së BE-së munden 4 shtete me u bë bashkë dhe me përdorë këtë instrument. Mirëpo, këto 4 shtete duhet me përfaqësu 35 % të popullsisë  të Bashkimit Evropian.

E në rastin e Kosovës situata është e komplikuar për shkak se 5 shtetet nuk e kanë njohur Kosovën dhe duke e ditur që 5 shtete nuk e kanë njohur Kosovën, nënkupton që me këto 4 shtete minoranca bllokuese mundet me u përdorë. Mirëpo, fatmirësisht këto 5 vende që se kanë njohur Kosovën nuk i përfaqësojnë 35% të popullsisë së BE-së.”, ka thënë ai.

Tutje, ai shton se rreziku më i madh për Kosovën mund të jetë nga shtetet që e kanë njohur vendin tonë e që sipas tij,bëjnë pjesë në grupin e atyre që munden me përdorë një instrument të tillë.

“Skenari i frikshëm është se shtetet që e kanë njohur Kosovën që janë Polonia dhe Çekia munden me ju bashku grupit të shteteve që e përdorin instrumentin e injorancës bllokuese”, ka përfunduar Mazreku

Ndryshe, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit është shtyrë për të mërkurën ku deri atëherë partitë politike do të mundohen të gjejnë ndonjë zgjidhje që demarkacioni me Malin e Zit ë ratifikohet.

Për miratimin e kësaj cështje në legjislativ nevojiten 80 vota./Indeksonline/Ardian Beka/