Ky është libri më i mirë që e kam lexuar thotë Dua Lipa

E publikuar: 13/06/2020 16:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dua Lipa tregoi cilin libër e ka lexuar së fundi. Dua Lipa gjatë muajve të fundit është vetizoluar në një shtëpi me qera në Londër bashkë me të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Këngëtarja, gjatë kësaj periudhe pandemie është marrë me aktivitete të ndryshme, mes tyre edhe me lexim.

Së fundi, me anë të një fotografie, Dua tha se e ka lexuar librin “A little life” nga autorja Hanya Yanagihara.

“Libri më i mirë që e kam lexuar. Vërtet i paharrueshëm”, ka shkruar artistja, duke ua rekomanduar fansave të saj për lexim.