
Një nga kandidatët për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike që po vazhdon të befasojë me renditjen nga votat me postë të diasporës është Hysen Çekaj.
Ky i fundit nga votimi përmes postës në diasporë, deri tani ka marrë 7 mijë e 457 vota.
Çekaj nga 66.31 për qind të votave sa janë numëruara deri tani, renditet i treti, pas të parit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe Kujtim Shalës.