Ky është ekipi i kryeministrit Haradinaj (Foto)

E publikuar: 07/09/2017 22:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përpos ish-gazetarit shumëvjeçar të BBC’së, Arbër Vllahiu, pjesë e ekipit të Kryeministrit të ardhshëm janë edhe anëtarë nga shoqëria civile.

I mandatuari për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka prezantuar një pjesë të ekipit të tij më të cilin do të punojë në ditët e ardhshme.

Në mesin e tyre juristi Selim Selimi, ish-këshilltar i Presidentes Jahjaga e Ibrahim Rexhepi, Burim Ramadani, Besnik Tahiri, Avni Arifi.

Pjesë e këtij ekipi janë personalitet me profesione të ndryshme.