Ky është drejtori i Postës, që vajza i vodhi 60 milionë lekë, nëpërmjet FB

E publikuar: 28/09/2017 09:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një histori e padëgjuar më parë, ka ndodhur në Durrës.

Një vajzë nga Manza e Durrësit, i ka zhvatur një djali, 60 milionë lekë(të vjetra). Prej dy vitesh, të rinjtë komunikonin në rrjetet sociale, por nuk ishin takuar asnjëherë.

27 vjeçarja, Enertila Beqja kishte rënë dakord që të martohej me 30 vjeçarin, Barush Ahmeti. Ky i fundit, i dërgonte shuma të mëdha parash, ose dhurata, pasi vajza i ankohej për gjendjen e vështirë ekonomike të familjes së saj.

I riu punonte si drejtor Poste në Manëz. Por, ai deklaroi në Polici se i dërgonin para edhe vëllezërit. Ai e denoncoi 27 vjeçaren, duke e akuzuar për mashtrim. Sipas tij, ajo e zhvati dhe e la, kur ia mori të gjitha paratë. Ndërkohë që 27 vjeçarja është arrestuar dhe po hetohet për mashtrim.

Nuk dihet nëse paratë që i dha të dashurës virtuale, 30 vjeçari i kishte të tijat apo të postës. Ngjarje të tilla të bëjnë të përfytyrosh, se çfarë njerëzish ka në administratë./Dritare.net