Ky është biznesmeni që subvencionimin e punëtorëve të tij po e bënë nga buxheti personal, pavarësisht “Pakos Fiskale Emergjente” të Qeverisë Kurti

E publikuar: 31/03/2020 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Biznesmeni i njohur Burim Piraj, ka përshëndetur vendim e djeshëm të Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, për “Pakon Fiskale Emergjente”, për subvencionimin e bizneseve për pagesën e punëtorëve që janë duke punuar në sektor të ndryshë.

Piraj, ka shkruar në FB’ se, pavarësisht pakos së Qeverisë, pagat e punëtorëve të tij do t’i paguaj nga buxheti personal.

Ai, tutje ka shtuar se me këtë veprim ka dëshirë për t’i dalur në ndihmë shtetit në këtë kohë kur Kosova, po përballet me pandeminë, virusin Covid-19.

Biznesmeni Piraj, ka shkruar se rrogat e 20 punëtorëve që janë për t’u subvencionuar me mesatare që sillen nga 350 euro deri në 500 euro, do të paguhen nga “MEKA shpk”.

Ky është shkrimi i Burim Piraj, në FB

Me emrin e Zotit, Mëshirëplotit!
E përshëndes vendimin e qeverisë për miratimin “Pakos fiskale emergjente” mirëpo unë si drejtor i MEKA shpk ( MEKA HALAL FOOD ) edhe pse i kam 20 punëtorë në kategorinë e subvencionimit të pagave edhe pse punëtorët tanë e kanë pagën minimale 350 EURO e mesatarja diku afër 500 EURO, kam vendos që këto para të cilat punëtorëve tanë iu takojnë nga kjo pako, t’i paguaj nga buxheti personal në shenjë solidariteti me vendin tonë në këtë situatë jo të favorshme!
Këtë shumë pra ia dedikoj vendit tim që sado pak ta ketë më të lehtë kapërcimin e gjendjes së krijuar.
Vërtetë është pak për vendin, sepse ne duhet të bëjmë shumë më shumë, mirëpo çdo e keqe dhe çdo e mirë e ka një pikënisje, le të jetë pikënisja e të mirave kjo!
Vetëm së bashku ne mund të arrijmë ta ndërtojmë Kosovën e ëndrrave tona ashtu siç e kemi ëndërruar që nga fëmijëria kur kemi qenë nën sundim!
Zoti e bekoftë popullin tim!
Zoti e bekoftë Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë trojet shqiptare!
Pronari dhe drejtori i MEKA shpk : Burim Piraj , Plavë – Sharr më 31 Mars 2020