Kuvendi shkarkoi pesë anëtarët e KPMSHCK-së

E publikuar: 30/06/2021 10:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës me 62 për, 3 kundër dhe 11 abstenime për shkarkoi pesë anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Të pranishëm në sallë ishin 89 deputetë.Anëtarët e shkarkuar të KPMSHCK-së janë Eshref Shabani, Malsore Gashi-Bajraktari, Jeton Koca, Arben Mehemti, Ardita Haxhnikaj-Demi.

Kryetarja e Komisionit për Administratë, Daorsa Kica Xhelili në seancën e kaluar kishte thënë se rekomandimi për shkarkimin e këtyre anëtareve është bazuar për shkelje të dispozitave të ligjit për KPMSHCK-në.